BDI: Edhe komuna e Dollnenit rreshtohet pas konsensualitetit

9

Shkup, 5 prill – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në vazhdën e aktiviteteve që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit për këtë vit, kanë qëndruar në Zhitosh të komunës së Dollnenit.

Para anëtareve, simpatizantëve të BDI-së, ishin prezent, ministra, zëvendëskryeministra të kësaj partie të cilët ju drejtuan të pranishmëve se vota e dhënë për presidentin konsensual hap rrugën që në të ardhmen ky pozicion të ju takoj shqiptarëve. Ish deputeti i kësaj zone, Musa Ibrahimi u shpreh se siç e dimë për të parin e shtetit janë tre kandidatë ku BDI-ja mbështet kandidatin konsensual i cili deklaron se procesin për integrim për në NATO dhe BE do ta zbatojë pa e penguar .

“Aty ku e kemi interesin tonë, në NATO dhe BE, vetëm ashtu e shoh perspektivën time, të familjes sime dhe shoqërisë sonë në tërësi. Prandaj ne do të mbështesim kandidatin konsensual Pendarovski i cili është i renditur në listën për votim me numrin 3 sepse aty e gjejmë edhe konceptin e Bashkimit Demokratik për Integrim të nisur qysh në vitin 2014”, theksoi ish deputeti, Musa Ibrahimi.

Gjatë ditës së sotme dhe të shtunën, do të vazhdojnë takimet me qytetarët nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim edhe atë në katër qytete, Ohër, Strugë Manastir dhe Prespë ku  qytetarët e të tre këtyre qyteteve do të njofton për rëndësinë e zgjedhjes së presidentit konsensual.

Comments are closed.