Shkup, 27 shtator – Fushata parazgjedhore ka dy ditë që ka nisur, ndërsa partitë politike shqiptare kursejnë njëra-tjetrën me kritika duke ia lënë terrenit barrën kryesore për të bindur qytetarin shqiptar që t’ua japë votën në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, shkruan gazeta KOHA. Siç po shkojnë rrjedhat politike, në garën zgjedhore partitë shqiptare fillimisht do të jenë aktiv në komunat ku ndjehen më të sigurt se mund të fitojnë që në rrethine parë, ndërkohë në mes të fushatës – do të jenë më aktive në komunat ku pretendojnë të kalojnë në rreh të dytë, ndërsa në fund të fushatës – do të zgjedhin komunat me rëndësi strategjike që të sigurojnë rrethine dytë. Rivalitetit në terren nga të gjithë kandidatët i ka paraprirë kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu, i cili ka tre javë që mban kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët, ndërsa menjëherë pas tij më aktivi ka qenë kandidati për kryetar në Gostivar, Nevzat Bejta. Aleanca për Shqiptarët, e cila të hënë pati Konventën promovuese, ku kryetari i saj, Ziadin Sela piketoi mundjen e BDI-së në këto Zgjedhje, pret përqendrimin e forcave partiake fillimisht në Strugë dhe më pas në komunat tjera deri në Likovë, komunë kjo ku ASH së fundmi ka strukturuar degët dhe nëndegët dhe pret rezultat shumë më pozitiv se… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)