“Kjo pyetje duhet që të shtrohet deri tek LSDM-ja. Ne nuk kemi kurrfarë problem rreth mbledhjes së parlamentit. Është diskutuar për këtë temë në kuadër të shumicës së re parlamentare dhe jemi pajtuar se gjërat duhet të shkojnë sipas rregullave të përcaktuara: të konstituohet parlamenti, të zgjidhet kryetar dhe ndërkohë të pritet nëse Ivanov do të reflektojë në raport me vendimin e tij dhe nëse do të mendohet për të dhënë mandatin. Nëse nuk ka ndryshim të vendimit atëher do të shkohet sipas planit B I qeverisë pa dhënien e mandatit nga presidenti”, ka deklaruar për Plusinfo.mk, Bujar Osmani.
Osmani sqaroi edhe njëherë se sa i përket problematizimit të përdorimit të gjuhës shqipe dallimet mes LSDM dhe VMRO-së ishin në nuance të vogla.