BDI dhe LSDM ende besojnё në kandidatin konsensual

Shkup, 10 shkurt – Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi është shprehur optimist, se partnerët e koalicionit do të pajtohen për një kandidat të përbashkët, njofton Koha.

“LSDM-ja nuk ka përcakuar kandidaturë. Ata i ndjekin procedurat e veta partiake ashtu siç i ndjek BDI-ja. Ashtu siç BDI është larg nga emri i kandidatit për president, ashtu edhe LSDM-ja është larg nga kandidatura. Unë shpreh një mendim personal, kam informacion, bindje dhe shpresë se shumica parlamentare në emër të filozofisë së re që po ndërtohet në Maqedoni, në zgjedhjet presidenciale, të bëj çmos që të dalë me kandidat konsensual”, thekson Xhevat Ademi deputet i BDI-së.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska beson se LSDM dhe BDI do të gjejnë zgjidhje të përbashkët mbi kandidatin për president të shtetit.

“Unë besoj se koalicionet janë partneritet. Kjo do të thotë se askush nuk duhet të besojё verbёrisht. Jo vetëm me partnerët e koalicionit qeveritarë+, por edhe me partnerët e koalicionit parazgjedhor neve do të bisedojmë. Besojmë se parteritetet janë për t’u dëgjuar, biseduar dhe gjetur zgjidhjen e përbashkët për Maqedoninë”, thotë Radmilla Shekerinska. (koha.mk)