Shkup, 23 gusht – Partnerët e rinj qeveritar – Lëvizja BESA krahu i Afrim Gashit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit vazhdojnë bisedimet me LSDM-në për eshalonin tretë, atë të drejtorive në nivel qendror dhe në nivel rajonal e lokal në kuadër të ministrive, shkruan gazeta KOHA. Por nga informatat që dolën së fundmi në opinion se, krahu i Afrim Gashit nga Lëvizja BESA ka marrë 10 drejtori, zyrtarë të lartë të BDI-së përjashtojnë mundësinë që ato të jenë përfundimtare. Veçmas nga BDI cekin udhëheqjen me “Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti” dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) që nuk janë dakorduar ti takojnë Lëvizjes BESA.
“Vetëm gjysma prej dhjetë drejtorive janë të vërteta, të tjerat jo, sidomos AEK dhe Hekurudhat. Për të tjerat do të shohim si do të rrjedhin bisedimet”, thotë për KOHA njëri nga zyrtarë të lartë të BDI-së. Por nga BESA, krahu i Gashit shprehen të sigurt se i kanë fituar tashmë 10 drejtori, ndërsa sa i përket qëndrimeve të BDI-së se vetëm gjysma janë të vërteta, Orhan Murtezani nga BESA thotë se nuk kane negociuar me BDI-në, por vetëm me në me LSDM dhe se bisedimet vazhdojnë për drejtori të tjera…
“Po ato janë drejtoritë që do të udhëheqim. Negociatat ende nuk kanë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)