Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, sot e filluan fushatën zgjedhore 20 ditore. LSDM dhe partnerët e koalicionit fushatën nën slloganin “Jetë në Maqedoni” e fillojnë sonte me mitingje në Demir Hisar (17:30), Resnjë (19:30) dhe Manastir (20:30). Karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së nën slloganin “Era e re fillon”, ndërkaq, niset nga Ohri (19:00). Kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale, mbrëmë në koventa i prezantuan BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët në Gostivar.
Fushata për raundin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24. Dje kandidatët për kryetarë të komunave nënshkruan Kod për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Të sinkronizuar në lokacione të ndryshme Kodin e nënshkruan edhe kandidatët për kryetarë në të gjitha komunat në Shkup dhe në tërë shtetin.
Me këtë Kos pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale obligohen dhe i premtojnë njëri-tjetrit, por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, se do të mbështesin dhe aktivisht do ta promovojnë këtë Kod, se do t’i respektojnë të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret e RM-së, të cilat janë relevante për zgjedhjet dhe do ta respektojnë sundimin e të drejtës gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor.