Londër, 29 janar – Bi-Bi-Si publikoi sot se do t’i pezullojë rreth 450 vende të punës në sektorin e lajmeve, si pjesë e kursimit prej 80 milionë funteve dhe modernizim të programit.
Korporata publikoi se njëherësh do ta riorganizojë redaksinë e saj të bazuar në modelin “tregim gazetaresk”.
“Duhet ta riformojmë Bi-Bi-Si Njuz për dekadën e ardhshme që të kursejmë një shumë të konsiderueshme parash”, tha Fran Fransvor, drejtor i lajmeve dhe punëve vijuese.
“Ne shpenzojmë shumë prej resurseve tona në transmetimin tradicional linear, dhe jo mjaftueshëm për atë digjital”, shtoi ai.
Në Bi-Bi-Si punojnë rreth 6.000 njerëz midis të cilëve edhe 1.700 jashtë Britanisë së Madhe. Buxheti i tyre do të jenë rreth 480 milionë funte në vit.(koha.mk)