BB: Sivjet 1,7 për qind rritje të ekonomisë së Maqedonisë, 3,2 për qind në vitin 2018

Shkup, 16 nëntor  – Prioritet për Maqedoninë është konsolidimi fiskal me nivel të rritur të të ardhurave dhe efikasitet të përmirësuar të anës së të ardhurave dhe  shpenzimeve, njofton Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të vjeshtës për Ballkanin Perëndimor. Për shkak të krizës së prolonguar politike, BB projekton që rritja ekonomike e Maqedonisë deri në fund të këtij viti të jetë 1,5 për qind. Vitin e ardhshëm projeksioni për rritjen është 3,2 për qind, ndërsa për vitin 2019 do të jetë 3,9 për qind, ose në mesatare për 3,5 për qind, në pritje që të rimëkëmben investimet dhe konsumi.  “Pas zgjidhjes së krizës politike rreziku kryesor është i lidhur me anën fiskale. Është e rëndësishme që të mirëmbahet stabiliteti makroekonomik që të mos minohen pritjet për rritje”, tha Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës së BB-së në Maqedoni, në fjalimin në pres-konferencën në Prishtinë, e cila u transmetua në selinë e bankës në Shkup. Nxitës kryesor i rritjes pritet të jetë konsumi privat, si rezultat i punësimit gjithnjë e më të madh, si dhe rritjes së investimeve të lidhura me ndërtimin e dy autostradave.  Deficiti fiskal pritet gradualisht të zvogëlohet në 2,2 për qind deri në vitin 2019 për çka Qeveria duhet të fillojë reforma me rritje të pagesës së tatimeve, ulje të shpenzimit dhe rritje të efikasitetit të shpenzimeve sociale. Skenari kryesor i cili parashikon konsolidim gradual të borxhit të garantuar publik dhe BPV-ja pritet të rritet në 55 për qind deri në vitin 2019. BB rekomandon përforcim të grumbullimit të të ardhurave dhe rishqyrtim të lëshimeve tatimore. Rekomandimi i parë, sipas Bojan Shimbakut, ekonomist në BB, është që të përmirësohet efikasiteti i grumbullimit të tatimeve, ndërsa rekomandimet e tjera do të pasojnë pas përfundimit të analizës për financat publike. BB i rekomandon Maqedonisë edhe që ta përmirësojë efikasitetin e shpenzimeve sociale, që t’i racionalizojë subvencionet, posaçërisht në bujqësi, të sigurojnë qëndrueshmëri të sistemit pensional. Rekomandimi i parë është që Qeveria t’i anulojë ad hok rritjet e pensioneve dhe t’u përmbahet rregullativave ligjore, që gjatë viteve të kaluara ka krijuar presion të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Në përgatitje është edhe një analizë teknike e cila do të ndihmojë të zvogëlohet varshmëria e Fondit nga transferimet nga pushteti qendror. “Momentalisht Fondi është në kondicion të mirë dhe merr transferime nga pushteti qendror të cilët rriten me kalimin e viteve. Qëllimi është që të zvogëlohet varshmëria e fondit pensional nga këto transferime. Ne punojmë që t’i zvogëlojmë këto presione”, tha Shimbakna në konferencën për shtyp në Shkup. Në pyetjen e gazetarëve se nëse në ndryshimet e rregullativës mund të hyjë edhe pjesa për rritje të kufirit të moshës për pensionim, Shimbak theksoi se nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Theksoi se tek pensionet punon një specialist konkret dhe se analiza për ndryshimet është në vijim. Siç shpjegoi kolegia e tij Barbara Kunjak, po shqyrtohen mundësi të ndryshme të cilat do të jenë më efikase që t’ua rekomandojnë Qeverisë. Në rekomandimin për qëndrueshmëri të procesit për ulje të papunësisë, BB vëren se një pjesë e mirë e vendeve të krijuara gjatë tre viteve të kaluara janë me stimul fiskal përmes masave aktive për punësim me projektet “Maqedonia punëson 1 dhe 2”. “Mospagesa e kontributeve sociale, sigurim shëndetësor dhe tatim personal për ato vende pune krijojnë presione të Fondit pensional dhe Fondit të Shëndetësisë”, tha Shimbak, duke potencuar se edhe krahas rënies së përhershme të papunësisë, nuk ka hapësirë për relaksim në këtë sferë.

Siç informoi, për herë të parë pas 10 viteve shënohet se ka kontribut pozitiv drejt eksportit nga kapacitetet vendore, e jo nga ligjet, që është për t’u përshëndetur. Gjatë këtij viti masat aktive në tregun e punës e mbështetën punësimin në sektorin privat. Deficiti i bilancit të pagesës në vitin 2017 është rritur kryesisht për shkak të BPV-së së zvogëluar edhe krahas uljes së deficitit tregtar. Investimet e zvogëluara të drejtpërdrejta të huaja, madje janë rezultat i repatracionit të përfitimit dhe pagesës së borxheve të kompanive, por megjithatë kanë kontribuar për financim thuajse të tërësishëm të deficitit të bilancit të pagesës.