Shkup, 8 tetor – Banka Botërore e rishikon shkallën e rritjes ekonomike për sivjet prej 2,9 në 3,1 për qind. Në raportin më të ri rajonal vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë vendet e vetme në rajonin e Ballkanit Perëndimor në të cilat ka trende pozitive te rritja për dallim të shteteve të tjera në rajon te të cilat ka ngadalësim. Siç ishte theksuar në prezantimin e sotëm në raportin në Shkup, kontribut më të madh në rritje ka konsumi, e jo investimet dhe eksportet neto, i cili rritet, megjithatë, kontributi i importit e ul efektin.
Në vitet në ardhshme Banka Botërore pret trende pozitive dhe rritje të projektuar prej 3,2 në vitin e ardhshëm dhe 3,3 në vitin 2021. Në atë që paralajmëron në rajon, që domosdoshmërish sipas Bankës Botërore duhet të ndiqet me rritje të produktivitetit, qëndron në raportin e titulluar “Pasiguria në rritje”. Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend Marko Mantovaneli, theksoi se në raport u porositet vendeve të rajonit, duke e përfshirë edhe vendin tonë, të fokusohen në efikasitet më të madh fiskal dhe shpenzime më efikase publike, megjithatë dhe krijim të baferëve në rast të përkeqësimit të rrethimit të jashtëm. Sipas Bankës Botërore, ajo që duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje është sundimi i të drejtës, reformave strukturore dhe krijimit të rrethimit kompetitiv i cili do të kontribuojë për inovacione dhe produktivitet të sektorit privat, sepse, siç theksoi Mantovaneli, në raport konfirmohet se produktiviteti po ulet.
Porosia është që të gjitha rritjet e pagës minimale të shoqërohen domosdoshmërisht me rritjen e produktivitetit, theksuan përfaqësuesit e BB-së në prezantimin dhe shtuan se në të gjitha vendet në rajon duhet të kihet kujdes në transferet sociale dhe pagat në sektorin publik të cilat në të gjithë rajonin kanë pasur rritje. Në raport potencohet se edhe pse shkalla e papunësisë është në nivel më të ulët historik, ekziston shqetësim që shkalla e punësimit është relativisht e ulët, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes gjegjësisht pjesa e njerëzve të aftë për punë në tregun e punës dhe kërkojnë punë stagnon, ashtu që nuk ka progres edhe krahas rritje së fuqishme në dy vitet e fundit.
Në raport theksohet se produktiviteti është më i vogël nga ajo që mund të arrihet dhe se duhet të rritet përmes zbatimit të reformave strukturore, përmirësim të klimës së biznesit dhe përmirësim të sistemit arsimor. Në raport theksohet se sivjet është rritur borxhi publik dhe deficiti fiskal si rezultat i rritjes të të shpenzimeve vijuese për shkak të rritjes së pagave, pensioneve dhe subvencioneve edhe krahas rritjes së moderuar të shpenzimeve. Ky është prezantimi i edicionit të 16-të nga seria e raporteve për gjendjen e ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia.