Bruksel, 6 korrik – Banorët e Maqedonisë më të sigurt në vendet e tyre të punës, malazezët e konsiderojnë punën e lodhshme dhe të rëndë si parakusht për sukses, serbët i preferojnë prodhimet vendore, shqiptarët më të vetëdijshëm për përfitimet e inkuadrimit në BE.
Këto janë disa nga rezultatet e përmbajtura në edicionin e katërt të Barometrit ballkanik 2018 (BB 2018), që sot ishte prezantuar në Bruksel në suaza të mbledhjes së Këshillit për bashkëpunim rajonal.
Maqedonia për momentin përballet me valë të optimizmit, pas tejkalimit të krizës politike, e cila shkaktoi ngecje në funksionimin e shtetit, është vlerësim në Barometrin vjetor.
Shtatëdhjetë e pesë për qind e të punësuarve në Maqedoni besojnë se edhe më tutje do të jenë të punësuar në 12 muajt e ardhshëm, që është përqindje më e lartë në rajon.
Shtatëdhjetë e një për qind e kompanive të Maqedonisë konsiderojnë se cilësia e bashkëpunimit rajonal është shumë e rëndësishme për përparimin e biznesit të tyre.
Dyzet për qind e qytetarëve të anketuar të Maqedonisë konsiderojnë se Qeveria më së shpeshti në mënyrë efektive lufton kundër korrupsionit.
Tridhjetë e pesë për qind e të anketuarve nga Maqedonia janë proaktiv në marrjen e informatave për mundësitë në vendet e huaja.
Ky është edicioni i katërt i Barometrit Ballkanik, hulumtim që zbatohet në suaza të Këshilli për bashkëpunim rajonal, ndërsa në të cilën përpunohen të dhënat për pritjet dhe aspiratat e popullatës në rajon dhe të bashkësisë së biznesit për tema të lidhura me jetën dhe punën, trendet socio-ekonomike dhe politike, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian.
Hulumtimi i përgjithshëm tregon se kënaqësia e opinionit në rajonin e gjashtë vendeve, edhe pse nën mesataren, megjithatë shënon përmirësim. Qytetarët në rajon janë shumë më pozitiv për të ardhmen, se sa ndaj gjendjes së tanishme. Papunësia ende është problemi më i madh me të cilin përballet rajoni, ka sinjale për përmirësim të gjendjes së tregjeve të punës, që vlerësohet si trend pozitiv në drejtim të ndalimit të derdhjes së mendjeve.
Edhe derisa përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe rritja e papunësisë pozitivisht ndikojnë ndaj ndjenjës së qytetarëve, situata politike ende i tërheq teposhtë perceptimet. Ende është evident besimi i ulët në institucionet politike dhe apatia e përhapur mes qytetarëve, ndërsa shumica e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë të gatshëm të përfshihen në procesin e sjelljes së vendimeve qeveritare. Përmirësime shënohen në disponimin rajonal për integrim në BE.
Indeksi publik i kënaqësisë shënon rritje prej shtatë për qind, prej 35 në vitin 2015 në 42 në vitin 2018, ndërsa ekonomistët rajonal pozitivisht e vlerësojnë si gjendjen e tanishme, ashtu edhe progresin e mëtutjeshëm. Përqindja e ekonomistëve të kënaqur është 62 për qind në krahasim me vitin e kaluar 47 për qind në vitin 2015.
Pesëdhjetë e gjashtë për qind e qytetarëve janë të pakënaqur nga gjendja ekonomike momentale, derisa kënaqësi kanë shprehur 14 për qind, që është për pesë për qind më shumë se në vitin 2015.
Shumica, përkatësisht 59 për qind e të anketuarve konsiderojnë se gjinia nuk luan rol gjatë punësimit, por megjithatë 27 për qind preferojnë të punësojnë burra, ndërsa vetëm tetë për qind gra.
Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e qytetarëve të Ballkanit gjendjen e tyre socio-ekonomike e konsiderojnë si mesatare. Dyzet e shtatë për qind nuk kanë mundur të lejojnë uikend jashtë shtëpisë në 12 muajt e fundit (në vitin 2015 kjo përqindje ka arritur 53), 19 për qind nuk kanë mundur në mënyrë adekuate ta ngrohin shtëpinë e tyre (në vitin 2015 ka qenë 22 për qind), 21 për qind nuk kanë mundur t’i paguajnë shpenzimet ose fakturat (në vitin 2015 përqindja ka qenë 29), ndërsa 14 për qind nuk kanë mundur të lejojnë shpenzime bazë, si veshëmbathje dhe ushqim (në vitin 2015 ka qenë 21 për qind).
Njohja e njerëzve të vërtetë është faktor numër një për sukses në jetë (29 për qind), në vend të dytë është puna e lodhshme (26 për qind), ndërsa në vend të tretë arsimi (21 për qind).
Shënohet mungesë e jashtëzakonshme e besimit në institucione. Parlamenti është institucion, i cili gëzon besim më të vogël 28 për qind, ndërsa besim më të madh ka avokati i popullit 37 për qind. Ryshfetet janë dominuese në shëndetësi për 15 për qind e të anketuarve, gjashtë për qind konsiderojnë se ajo ndodh në polici, ndërsa katër për qind në gjyqësi.
Më të korruptuar sipas të anketuarve janë partitë politike 79 për qind, pastaj vijojnë të punësuarit në sistemin gjyqësor për të cilët janë përcaktuar 75 për qind, për doganë dhe shëndetësi janë përcaktuar 74 për qind, 63 për qind janë përcaktuar për arsim, ndërsa 42 për qind për të korruptuar i konsiderojnë liderët fetar. Shtatëdhjetë për qind e qytetarëve ballkanik konsiderojnë se qeveritë e tyre nuk ballafaqohen në mënyrë efikase me korrupsionin.
Për dallim nga viti 2015 kur 27 për qind e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të hyjë në BE deri në vitin 2020, tani ajo përqindje arrin 12. Është shënuar rritje të anketuarve, të cilët besojnë se vendi i tyre do të hyjë në BE deri në vitin 2030, prej 14 për qind vitin e kaluar në 20 për qind në këtë hulumtim. Njëzet e gjashtë për qind e të anketuarve konsiderojnë se ajo nuk do të ndodh asnjëherë.
Kënaqësia e gjendjes së tërësishme të sigurisë është nën mesataren. Në shkallë prej një deri në pesë për qind, këtë vit kënaqësia e sigurisë arrin 2,6, ndërsa vitin e kaluar ishte 2,5.
Kosova ka përqindje më të lartë të shtëpive me nga tre të punësuar 22 për qind. Qytetarët kosovar shprehën optimizëm më të madh në situatën e tyre personale financiare, 42 për qind e tyre presin përmirësim të mëtutjeshëm.
Në Serbi shumica e familjeve, 55 për qind thonë se nuk kanë ndonjë anëtar të papunë, ndërsa serbët më së shumti se të gjithë qytetarët e rajonit, 90 për qind zgjedhin prodhime vendore. Serbia ka më së shumti qytetarë të cilët duan të mbeten në shtet, 58 për qind thonë se nuk e shqyrtojnë mundësinë të shpërngulen në vendet e huaja, kundër 32 për qind të cilët duan ta bëjnë atë. Nëntëdhjetë për qind e qytetarëve të Serbisë janë të kënaqur nga lidhja e tyre e internetit, që është përqindje më e lartë në rajon.
Puna e rëndë është parakusht për sukses kanë deklaruar 35 për qind e malazezëve, që është vlera më e lartë në rajon në krahasim me këtë pyetje. Në Mal të Zi është shënuar kërcim më i lartë në pritjet e biznesit për vitin e ardhshëm, prej 66 për qind në vitin 2016 në 81 për qind në vitin 2017.
Edhe opinioni edhe ekonomistët në Shqipëri janë më të vetëdijshëm për përfitimet e inkuadrimit në BE. Tetëdhjetë e një për qind konsiderojnë se bashkëpunimi rajonal do të kontribuojë për përmirësim të politikës ose situatës së sigurisë, ndërsa si pasojë e asaj edhe mundësi për zhvillim të ekonomisë. Në Shqipëri ka përqindje më të lartë të qytetarëve të cilët duan të punojnë në sektorin privat, 28 për qind në nivel rajonal kjo për qind arrin 16.
Në BeH karakteristike është dallimi mes pesimizmit të cilin e shprehin qytetarët dhe optimizmi, të cilin e shprehin ekonomistët. Dyzet e tetë për qind e kompanive kanë theksuar se situata e tyre është përmirësuar në 12 muajt e fundit. Kompanitë boshnjake kanë paraqitur përqindje më të lartë të eksportit në tregjet tjera, 19 për qind në krahasim me 13 për qind në nivel rajonal.
Hulumtimi është zbatuar kah fundi i vitit të kaluar nga GfK në shembullin e gjashtë mijë qytetarëve dhe 1.200 kompanive.
Këshilli për bashkëpunim rajonal, anëtare e së cilës është edhe Maqedonia sonte në Bruksel do t’i prezantojë edhe rezultatet e zbatimit të Strategjisë për rritje të rajonit të Evropës Juglindore 2020 (EJL 2020). Strategjia dhe Barometri janë pjesë përbërëse e mekanizmave, që kjo organizatë i shfrytëzon për ndjekjen e zhvillimit dhe rritjes së rajonit. Të dy veglat së bashku japin mesatare të shkëlqyer të gjendjes momentale në vendet e rajonit.
Rezultatet e zbatimit të Strategjisë së EJL-së 2020 i tregojnë efektet e reformave gjithëpërfshirëse të cilat ekonomitë individualisht i zbatojnë. Barometri Ballkanik depërton në mendimin e qytetarëve dhe ekonomistëve për ato reforma dhe rezultatet e tyre.