Uashington, 13 korrik – Popullata e ishullit jugor japonez Okinava është përkujdesur pasi që në bazën e atjeshme ushtarake amerikane janë vërejtur dhjetëra raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, lajmëroi Zëri i Amerikës.
Autoritetet amerikane dhe japoneze po bashkëpunojnë me këmbim të informatave për aktivitete të tanishme dhe të mëparshme lidhur me ushtarë të infektuar.
Nga 62 persona me test pozitiv për koronavirus janë regjistruar prej 5 deri më 12 korrik, 39 janë nga Futenma, aero stacioni i marinsave, 22 janë nga baza Kemp Hensen dhe një nga Kemp Kinzer.
Televizioni Asashi sot kumtoi se në bazën Futenma janë regjistruar edhe 32 raste.
Në Okinavë është stacionuar pjesa themelore nga kontinenti ushtarak amerikan në Japoni. Por për shumë banorë të ishullit, këto baza janë të lidhura me një sërë problemesh si krimi dhe ngjarje të tjera të padëshirueshme, dhe ata dëshirojnë shkurtim të numrit të marinsave apo largimin e tyre të plotë nga ishulli.
Siç lajmëroi Zëri i Amerikës, guvernatori i Okinavës, Deni Tamaki, këtë fundjavë deklaroi se është “pafundësisht për keqardhje” ajo që një numër aq i madh i infektimeve ndodhi për një kohë aq të shkurtë, duke shtuar se banorët e Okinavës ishin “të shokuar” nga lajmi.
Në profilin në Fejsbuk të bazave të Pacifikut, brigada e marinsave kumtoi se çdo largim nga baza dhe lëvizje përgjatë tërë Okinavës janë ndaluar, përveç për raste urgjente si kontrolli në mjek që duhet të miratohet nga shefat.
Duke mos i llogaritur infektimet në bazë, numri i personave të infektuar në Okinavë është 148, përderisa në tërë Japoninë deri më tani janë konfirmuar 22.000 raste me Kovid-19 ndërsa deri më tani vdiqën rreth një mijë persona.