Alvaro Odriozola arriti në Gjermani të martën dhe i kaloi testet mjekësore me kampionin në fuqi të Bundesligës, para se të zyrtarizohej transferimi i tij të mërkurën, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Spanjolli e kishte humbur vendin e tij në formacionin e parë në Santiago Bernabeu këtë sezon, pasi që trajneri Zinedine Zidane i dha mundësi ta dëshmojë veten në vetëm pesë ndeshje.
Odriozola luajti për herë të fundit në fitoren e Los Blancos në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge në dhjetor, mirëpo ai s’është ftuar për asnjë ndeshje të La Ligës që nga disfata kundër Mallorcas më 19 tetor.
Mbrojtësi i krahut të djathtë iu bashkua Real Madridit nga Real Sociedadi verën e vitin 2018 për 40 milionë euro. Ai besohej se do të ishte pasardhësi i Dani Carvajalit në Bernabeu.
Odriozola i bëri 22 paraqitje për madrilenët në sezonin e tij të parë, duke kontribuar edhe me një gol, ndërsa tani, pasi e humbi vendin në skuadër këtë sezon, ai do të vazhdojë në formë huazimi te Bayerni.
#ServusÁlvaro 👋#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/YQWZBg5sND
— FC Bayern English (@FCBayernEN) January 22, 2020