Mbrojtësi i Atletico Madrit Lucas Hernandez, do të jetë tashmë lojtarë i Bayernit i cili do të zbarkoj në janar për 85 milionë euro. Kjo shumë është në klauzolën e francezit dhe do të paguhet më 1 janar nga bavarezët, derisa ai është lojtari i parë i tyre si pjesë e një projekti të ri që janë duke e ndërtuar gjermanët.
Si rezultat, largimi i tij nga ndeshja kundër Alavesit mund të jetë e fundit për klubin e tij të tanishëm. Edhe pse Lucas ka rinovuar marrëveshjen e tij me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në verën e vitit 2024, tani duket se është afër për t’u larguar. Bayern pritet që ti ofrojë mbrojtësit, i cili luan në të gjithë pozitat e mbrojtjes, kontratë katër vjeçare.