Mesfushori kolumbian, James Rodriguez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munichut këtë sezon, sidomos që prej ardhjes së trajnerit Jupp Heynckes. Sipas Sport Bild, Bayerni është i kënaqur me kolumbianin dhe do të shfrytëzojnë opsionin për transferimin e tij. James është i huazuar në Munich deri në vitin 2019, me mundësi blerje për 45 milionë euro. Bavarezët do të paguajnë vetëm 35.2 milionë euro, pasi do të marrin përsipër edhe pagën e lojtarit, që është tetë milionë euro.