Bayerni transferon francezin nga PSG

41

Bayern Munichu ka nënshkruar me futbollistin Tanguy Kouassi nga skuadra franceze, Paris Saint-Germain. Kouassi është mbrojtës i Francës U18. Kontrata e futbollistit francez do ta mbajë atë në Gjermani deri në vitin 2024.

Drejtori sportiv i ‘Bavarezëve’, Hasan Salihamidzic është shprehur i lumtur pas marrëveshjes me futbollistin 18 vjeçar.

 

“Ne jemi shumë të lumtur që e sjellëm Tanguy Kouassi në Bayern. Në sytë tanë, ai është një nga perspektivat më të mëdha në Evropë. Pozicioni i tij më i mirë është qendërmbrojtës, por mund të luajë në një numër pozicionesh. Ne jemi të sigurt se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer me ne dhe është një përforcim i vërtetë”, është shprehur drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.