Bayern Munich raportohet të ketë shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti pasi kampionët gjermanë u mundën 3-0 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Bavarezët tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri.
CEO i Bayern Karl-Heinz Rummenigge kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja pas humbjes, me SportBild që raportoi gjatë mëngjesi të sotëm se do të mbahej një takim për të diskutuar të ardhmen e Ancelotti-t. Asistenti i Bayern, Willy Sagnol, pritet të ulet në stolin e rekordmenëve gjermanë deri sa të vijë trajneri i ri.