Bayern Munich nuk heq dorë nga Callum Hudson-Odoi. Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të bëjnë një tjetër ofertë në drejtim të Chelseat, për t’i bindur të lënë të lirë 18-vjeçarin.
Sipas mediave angleze, oferta e fundit e bavarezëve pritet të jetë 45 milionë paund, ose 10 milionë paund më tepër se sa oferta e bërë në muajin janar, e refuzuar nga ‘Blutë e Londrës’.
Drejtuesit e Chelsea nuk duan të heqin dorë nga një talent si Hudson-Odoi, pavarësisht shifrave të ofruara në drejtim të tij dhe tashmë i takon trajnerit të ri, Frank Lampard ta bindë lojtarin që të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.
Pikërisht dëshira e lojtarit pritet të jetë vendimtare, sepse nëse 18-vjeçari nuk rinovon, Chelsea do të jetë e detyruar ta shesë, pasi rrezikon që vitin e ardhshëm ta humbasë me parametra zero duke qenë se kontrata e tij përfundon.