Nicolas Pepe është një nga lojtarët më interesant në kampionatin francez që ndiqet nga klube të mëdha si Barcelona, Tottenham e Bayern Munchen. Këta të fundit po shikojnë për pasuesit e dyshes Robben-Ribery dhe 23-vjeçari duket një kandidat serioz për bavarezët. Për më tepër, sulmuesi i Lille ka edhe një sponsor të fortë te Bayern Munchen, Corentin Tolisso i cili u shpreh hapur që Pepe ka cilësitë e duhura për të luajtur në radhët e klubit bavarez. Tolisso shtoi se do të mirëpriste lojtarin e Lille në skuadër teksa uroi që klubet të gjenin sa më shpejt akordin për transferimin e tij.