Bayerni po mendon rikthimin e Manxhukiqit

Bayern Muenchen është duke shqyrtuar mundësinë të rikthejë sulmuesin kroat Mario Manxhukiq nga Juventusi, raporton “Sport Bild” të mërkurën.

Manxhukiq ishte larguar nga Bayerni në vitin 2014, duke iu bashkuar Atletico Madridit. Te Juventusi u transferua një vit më vonë, ndërsa ka fituar tituj të shumtë, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, kampioni i Italisë është duke menduar të shes sulmuesin 33-vjeçar. Bayerni po shqyrton mundësinë e transferimit të Manxhukiqit. E sheh atë si zëvendësues për Robert Lewandowskin në sulm, por edhe lojtar që mund të luaj në krah.