Bayern Munich nuk heq dorë nga talenti i Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi. Sipas mediave angleze, bavarezët do të tentojnë sërish në verë për të bindur drejtuesit e ‘”Bluve të Londrës” që të pranojnë ofertën e tyre. Kampionët e Bundesligës edhe në janar insistuan shumë, me 18-vjecarin që pranoi të kalonte në Gjermani, por Chelsea nuk pranoi negociata pasi nuk dëshironte largimin e tij.
Bayern Munchen ofroi 35 milionë paund në janar, ndërkohë që sipas mediave, në verë gjermanët pritet të bëjnë një ofertë më të lartë për një nga lojtarët më të talentuar anglezë.