Bayern Munich nuk do ta blejë kartonin e Ivan Perisic. Gazeta gjermane Bild, transmeton gazeta Koha, thotë, se edhe pse është në formë të mirë, Bayerni nuk do ta blejë futbollistin kroat.
Perisicin te Bayerni e solli Niko Kovaç nga radhët e Interit, i cili ndërkohë u shkarkua, kështu që Perisic humbi mbështetjen te kampioni gjerman.
Perisic për Bayernin regjistroi 19 paraqitje duke shënuar katër gola dhe gjashtë asistime. (koha.mk)