Drejtuesit e Bayernit të Mynihut vazhdojnë të vëzhgojnë lojtarë për të gjetur pasuesit e Arjen Robben e Franck Ribery, të cilët mbyllën aventurën e tyre me klubin bavarez. Alternativa kryesore në listë mbetet Leroy Sane i Manchester City-t, por klubi gjerman nuk dëshiron të ketë surpriza të pakëndshme dhe për këtë ka hedhur sytë nga turku i Romës, Cengiz Under, i cili shihet si një kandidat potencial për t’u transferuar në Bundesligë. 21-vjeçari, që me përfaqësuesen turke ka koleksionuar 19 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola, ka një kontratë deri në 2020 me Romën.