Bajern Munihu ka ndërmarrë masa kundër koronavirusin. Ekipi bavarez nuk dëshiron të rrezikojë futbollistët dhe ka shpërndarë një listë masash për lojtarët e tyre. Kampionët e Gjermanisë do të tregohen më të kujdesshëm. Lojtarët janë udhëzuar që të evitojnë dhënien e autografeve për tifozët. Një masë e tillë merret për shkak të rriskut të kontaktit me tifozë që mund të jenë të prekur nga koronavirusi. Ata do të lejojnë tifozët të jenë të pranishëm në fushën stërvitore, por kontaktet ndërmjet tyre dhe lojtarëve do të shamngem.
“Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve tanë dhe të gjithëve që do të vijnë për të ndjekur seancat stërvitore të skuadrës dhe ndeshjet tona”, – shkruhet në komunikatë.