Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi bindshëm 3:0 Chelsean në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën në Londër.
Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski me një gol e dy asiste shkëlqyen duke e mposhtur të vetëm skuadrën e Frank Lampard në Stamford Bridge, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Chelsea do ta ketë një mal për ta kapërcyer, kur ta vizitojë Bayernin në Gjermani për ndeshjen e kthimit më 18 mars, në përpjekje për ta arritur çerekfinalen.
Vizitorët nga Gjermania e nisen takimin furishëm duke treguar për çfarë kishin ardhur, por nuk ia dolën të shënon në pjesën e parë, me gjithë rastet e shumta.
Gnabry e theu mbrojtjen e të kaltërve në fillim të pjesës së dytë, duke i shënuar dy gola brenda tre minutave. Ai u asistua nga sulmuesi polak Lewandowski në të dy golat.
Lewandowski shënoi vetë për 3:0 një çerek lojë para fundit, duke e regjistruar golin e parë në fazën e eliminimit direkt pas plot dy vjetëve.
https://tiger.cdnja.co/v/qp/qP0G.mp4?secure=9Yr5tlWMt2L6aeNnVPeA6Q&expires=1582669800
https://tiger.cdnja.co/v/am/amgB.mp4?secure=8bdNq_GiM3s8Ms3IJZ1IGg&expires=1582669800
https://tiger.cdnja.co/v/7z/7ZLW.mp4?secure=KKAU1WMHBEGSmHMBqlSHwQ&expires=1582669800