Bayern Munichu do të jetë pa Arjen Robben dhe Jerome Boateng për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Liverpoolit. Dyshja është lënë jashtë skuadrës së udhëtimit së bashku me Franck Ribery, por francezi pritet të bashkohet me grupin më vonë pas lindjes së fëmijës së tij, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Trajneri, Niko Kovac shpjegoi përpara ndeshjes se qendërmbrojtësi Boateng është jashtë fushave për shkak të sëmundjes, ndërsa Robben ka luftuar me një dëmtim të kofshës që nga nëntori.
Coman ishte në dyshim për t’u paraqitur në këtë ndeshje – por lojtari është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar.