Bayerni i Mynihut zyrtarizon pasuesin e Manuel Neuerit. Bëhet fjalë për portierin e Schalke 04, Alexander Nübel, që do t’u bashkohet kampionë në fuqi të Bundesligës sezonin e ardhshëm.
“Klubi dhe Nübel janë pajtuar për kushtet e transferimit në ditët e fundit. Portierit 23-vjeçar i skadon kontrata me FC Schalke 04 më 30 qershor 2020. Nübel do t’i bashkohet Bayernit si transferim i lirë në korrik”, – njofton klubi bavarez.
Mësohet se Nübel, i cili ka luajtur 15 nga 17 ndeshjet e Bundesligës në këtë sezon, ka arritur marrëveshje për kontratë 5-vjeçare me Bayernin.