Bayerni Mynihut ka konfirmuar Karl-Heinz Rummenigge në rolin e presidentit deri në vitin 2021. Shoqëria bavareze komunikoi këtë të premte se është arritur marrëveshja me 63-vjeçarin për ta zgjatur edhe dy vite të tjera bashkëpunimin, me kontratën që i skadonte në vitin 2019.
“Gjatë 16 viteve të fundit ka qenë kompetent në detyrën e tij, ndaj jemi të sigurt që është njeriu i duhur për sukseset e ardhshme të Bayernit,” shpjegohej në njoftimin për shtyp të klubit më të rëndësishëm gjerman.