Bundesliga.com ka bërë një rrugëtim në memorien historike të kampionatit gjerman për të zbuluar se si 3,999 golat e shënuar nga kampionët në fuqi të Gjermanisë deri më tani u kthyen në një rekord absolut fundjavën që lamë pas, pas shënimit të Serge Gnabryt dhe Robert Lewandowskit që e çuan numrin e tyre në 4001. Bayern Munich nuk bënte pjesë në klubet themeltare të kampionatiti gjerman, por kur kjo skuadër u pranua në kompeticonin madhor edicionin e 1965/66, shumë shpejt bavarezët tentuan të rikuperonin kohën e humbur.
Golat e parë, sukseset e parë e kthyen shpejt këtë skuadër falë dhe Rainer Ohlhauser në një prej prendentëve kryesorë. Më pas ishte koha e Gerd Müller dhe sezoneve të tij fantastikë që i vetëm i dhuroi Bayernit koleksionin e 365 golave. Vitet 80 janë shënjuar me kontributin e presidentit aktual të gjermanve Uli Hoenes që shënonte 86 gola ndërkohë që Karl-Heinz Rummenigge i dhuron 89 gola me autorësinë e tij koleksionit të sotëm prej 4001 golash.
Vitet 80 ishin njëherazi dekada e Lothar Matthäus që erdhi pa dhe shënoi 57 herë për të ardhur tek Lewandowski që u kthye në profilin e bomberit të huaj absolut duke lënë pas edhe Arjen Robben, që më parë kishte superuar rekordin Giovani Elber, që mbërriti në Munich në 1997-ën për të zhvilluar tre sezone perfekte me 38 gola. Vitet 2000 ishin vitet e Roy Makaay me holandezin që numronte 78 gola, 7 më shumë nga peruani Claudio Pizarro. Penalltia e 30-vjeçarit Lewandowksi të shtunën çoi në kuotën e 4001 golave për kampionët gjermanë ndërkohë që për të përkon të jetë i 121 me fanellën e bavarezëve ne Bundesligë. Thomas Muller renditet i dyti me 96 golat e tij ndërkohë që Robben me 82 gola renditet i treti në dekaden e veçantë të bavarezëve. Sigurisht që kontributi i lojtarëve bavarezë ndër vite ka qënë aq i madh sa u arrit ky numër rekord por personazhet që lakuam më sipër kanë qënë protagonistët ndër vite.