SuperSport do të vijë sot sërish me dy takimet e fundit të Audi Cup, një kompeticion i përvitshëm që zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut. Ditën e djeshme Bayerni dhe Tottenhami siguruan finalen, pasi mposhtën në takimet e para Fenerbahcen dhe Realin e Madridit.
Pikërisht këto dy të fundit do të përballen me njëra-tjetrën në orën 18:00, për të diskutuar vendin e tretë dhe të katërt. Kjo sfidë pritet të jetë një mundësi mjaft e mirë për madrilenët, që të tentojnë fitoren e parë në miqësoret e verës, pasi deri tani njohin vetëm rezultate negative.
Më pas në orën 20:30 do të jetë radha e finales së kompeticionit, Bayern Munchen-Tottenham, prej nga do të shpallet edhe fituesi i Audi Cup 2019.