Bayern punon për transferimin e Wirtz në janar

10

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich janë sërish gati të shpenzojë edhe në merkaton e Janarit. Drejtuesit e klubit bavarez, kanë hedhur sytë nga talenti i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

18-vjeçari po zhvillon një kampionat si protagonist me “aspirinat”, duke realizuar 4 gola dhe katër asiste në më pak se 300 minuta lojë me skuadrën e drejtuar nga Gerardo Seoane.

Por bavarezët nuk janë të vetmit që ndjekin me interes lojtarin, pasi në garë për të janë edhe dy klubet angleze, Arsenal dhe Manchester United. Wirtz është i lidhur me Bayer Leveerkusen deri në vitin 2026 dhe klubi gjerman për ta lënë të lirë talentin kërkon rreth 40-50 milionë Euro.