Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Tottenham me rezultat 7-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët e nisën ndeshjen në disaavantazh pasi që Son Heung-Min shënoi pas asistimit të Sissokos që në minutën e 12-të. Por reagimi e gjermanëve ishte i menjëhershëm, kur Joshua Kimmich shënoi për 1-1 pas tre minutave. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej baras, në skenë doli Robert Lewandowski që shënoi gol të bukur për 2-1.
Pjesa e dytë ishte edhe më aktive, pasi që u shënuan katër gola. Serge Gnabry shënoi dy herë brenda dy minutave për ta mbyllur dilemën e fituesit, kur gjeti rrjetën në minutat 53 dhe 55. Tottenham e ngushtoi epërsinë në minutën e 61të me Harry Kane që shënoi nga penalltia (4-2). Gnarbyt e kompletoi het-trikun në minutën e 83-të për (5-2). E këtë mbrëmje të bukur për Bayernin e mbyll Lewa që shënoi për 6-2 në minutën e 87-të. Pas një minute Gnarby e kompletoi ‘pokerin’ duke shënuar për 7-2.
Me këtë fitore Bayern Munich shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Tottenham ka vetëm një pikë. Në këtë grup ndeshja tjetër mes Crvena Zvedas dhe Olympiacosit u mbyll baras 3-1.
Paris Saint-Germain (PSG) ka arritur një fitore shumë të madhe në Turqi sonte kundër Galatasarayit duke arritur në kuotën e 6 pikëve në Grupin A, pesë më shumë se Real Madridi që barazoi sonte kundër Club Brugge. PSG arrin fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Galatasarayn sonte në Stamboll. Ishte një lojë me shumë raste dhe e hapur por që kampionët francez arritën që ta marrin një fitore të ngushtë kundër turqëve.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e dytë nga Mauro Icardi në minutënm e 52-të. Pas këtij goli Galatasaray tentoi të barazoi por pa sukses. Kjo është fitorja e dytë e PSG-së në Ligën e Kampionëve, pasi që në ndeshjen e parë ata mposhtën Real Madridin.
Los Blancos pas barazimit me Club Brugge sonte janë në vendin e fundit me 1 pikë kurse Club Brugge në të dytin ndërkaq Galatasaray në të tretin.
Juventusi dhe Atletico Madridi, pretendentët e Grupit D, fituan ndeshjet respektive, bardhezinjtë 3-0 në Torino me Bayer Leverkusen (shënuan Higuain, Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo) dhe “Los Colchoneros” 0-2 në fushën e Lokomotivës së Moskës (shënuan Joa Felix dhe Thomas).
Në Grupin C, Manchester City vuajti ndaj Dinamos së Zagrebit, të cilën e mposhti me rezultat minimal, me gol të Raheem Sterling.