Bayern Munchen kanë nënshkruar me mbrojtësin e Atletico Madrid, Lucas Hernandez, në një marrëveshje pesëvjeçare.
Kampionët e Gjermanisë i kanë paguar 80 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës me Francën, një rekord ky për klubin.
Gjatë testeve mjekësore te Bayern, mjekët e zbuluan që Hernandez e kishte dëmtuar ligamentin në gjurin e djathtë, dhe rrjedhimisht kishte hyrë në operacion të mërkurën, sipas BBC.
“Ky është vërtetë një ditë e rëndësishme në karrierën time futbollistike” , ka thënë Hernandez.
“Bayern Munchen janë njëri nga klubet më të mira në Evropë dhe në botë. Jam krenar që kam mundësinë që të luftoj për të gjithë titujt e mundshëm me Bayern”.