Bayern Munich ka marrë vërtet një goditje të rëndë pasi ditën e sotme është dëmtuar mesfushori, Franck Ribery. Francezi ka ndërprerë stërvitjen për shkak të problemeve muskulore. Lëndimi nuk është i thjeshtë pasi Carlo Ancelotti nuk do ta ketë lojtarin as ndeshjen e parë kundër Arsenalit të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Priten ekzaminimet mjekësore, por Ribery mund të qëndrojë larg fushave të blerta 3-4 javë. Në vitet e fundit francezi ka qenë i kushtëzuar me shumë lëndime.