Uashington, 7 maj – Prefektja e kryeqytetit të SHBA-së, Mjuriel Bauzer, në intervistë për televizionin CNN e mbrojti vendimin e saj të djeshëm për të naluar vallëzim në dasma, duke i nënvizuar sukseset e arritura nga qyteti në luftën kundër pandemisë.
Bauzer më 26 prill kumtoi se në Uashington sërish mund të bëhen dasma, por me numër të kufizuar të ftuarish dhe pa qëndrime dhe vallëzime, sepse ajo praktikë e bën rrezikun nga infektimi me koronavirus më të madh.
Ajo theksoi se nusja dhe dhëndri nuk duhet ta rrezikojnë dhe mysafirët.
“Mendoj se në dasma ka shumë mirësi, njerëzit fillojnë jetë të përbashkët dhe e bëjnë atë në mënyrë të sigurt, pa e vënë veten apo mysafirët në rrezik”, deklaroi ajo mbrëmë në intervistë.
“Ky lajm mund të paraqitet edhe ndryshe: tani në Uashington mund të bëhen dasma”, tha Bauzer.