Uashington, 11 janar – Kryetarja e Uashingtonit, Mjuriel Bauzer në konferencën e sotme për media deklaroi se pushteti lokal kërkon nga qeveria federale e SHBA-së që t’i marrë të gjitha lejet për protesta dhe demonstrata të ndryshme në qendrën e kryeqytetit deri më 25 janar.
“E lus sekretarin e Punëve të Brendshme (Dejvid Bernhard) që t’i ndërmarrë të gjitha llojet për tubime publike në Rrethin e Kolumbisë dhe të mos japë leje të këtilla të reja mes 11 dhe 24 janarit.
Kërkesa sqarohet me faktin se bulevardi qendror Uashington dhe përmendoret dhe parqet e locuara në të dhe në afërsi janë nën jurisprudencën e autoriteteve federale. Edhe inaugurimi i presidentit të ardhshëm të SHBA-së Xho Bajden, që është caktuar për më 20 janar, do të mbahet në shkallët e Kongresit, që është në atë territor.
Bauzer, gjithashtu, theksoi se ka kërkuar nga qeveria federale që të ketë brifingje të përditshme për gjendjen e sigurisë në Uashington para inaugurimit të Bajdenit.
“E luta prokurorin shtetëror që ta urdhërojë Byronë Federale për Hetime që të japë brifingje ditore dhe vlerësime për kërcënimet”, theksoi Bauzer.