Batshuayi rrezikon burgun pas akuzave nga ish-e dashura

Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi, është hedhur në gjyq nga ish-e dashura e tij, sepse nuk paguan shpenzimet mujore që i takojnë për vajzën e tyre 2-vjeçare. Belgu, i cili paguhet 100 mijë paund në javë, është urdhëruar nga gjykata që t’i paguajë një rrogë mujore ish-të dashurës së tij, Gite Van der Elst, e cila e akuzon se mungojnë dy pagesa mujore prej 2 mijë paundësh secila, ndërsa shumë të tjera thotë se ai i vonon.

Nëna 26-vjeçare e ka denoncuar futbollistin për braktisjen e fëmijës dhe sipas ligjit belg, për një akuzë të tillë ligji parashikon përveç gjobës edhe një dënim me burg prej 6 muajsh.