Drejtuesit e Chelsea kanë rënë dakord që të lënë të lirë sulmuesin belg Michy Batshuayi, i cili në janar të vitit të ardhshëm do të huazohet në një skuadër tjetër. 24-vjeçari belg ka vendosur të provojë fatin në një skuadër tjetër, me shpresën që të jetë pjesë e kombëtares së vendit të tij në Botërorin e vitit 2018, në Rusi. Edhe trajneri Antonio Conte ka dhënë “OK”-in e tij për transferimin e lojtarit që ka kushtuar 33 milionë stërlina, por ka kërkuar që dikush tjetër ta zëvendësojë.
Sulmuesi belg këtë sezon ka realizuar vetëm dy gola me “blutë” e Londrës dhe shumë rrallë ka qenë titullar, duke mos qenë pjesë e planeve të trajnerit italian. Skuadra që synon të marrë lojtarin është ëest Ham, që duket në “pole” për Batshuayi, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Edhe në ndeshjen e humbje dje në Premier League, ai nuk u aktivizua edhe pse Chelsea ishte në disavantazh gjatë gjithë kohës, çka tregon se ai nuk ka më vend te londinezët dhe mund të largohet.