Në një intervistë për “American Bussines Forum”, Batistuta shprehet se gjatë kulmit të karrierës së tij kishte kërkesa nga Reali i Madridit dhe Milani, por i refuzoi sepse do të ishte mërzitur.
“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të jem lideri i skuadrës, sepse kur je lideri ke përgjegjësinë kryesore në të gjitha triumfet apo dështimet. Gjatë kohës kur luaja për Fiorentinën, më kërkuan Reali i Madridit, Mançester Junajtid dhe Milani, por gjithmonë kam zgjedhur qetësinë e Firences. Nëse do të shkoja te Reali do të kisha shënuar 200 gola, por më pas do të isha mërzitur. E njëjta situatë do të ishte edhe nëse do të isha transferuar te Milani. Për këtë arsye ndjehem fitimtar edhe pse nuk kam fituar asgjë. Jam fitimtar sepse i refuzova të gjithë dhe Fiorentina ka luftuar kundër më të fortëve”, theksoi sulmuesi argjentinas.
Ndërkaq, pas aventurës në Firence, Batistuta më pas kaloi te skuadra e Romës me të cilën arriti të shpallej kampionë i Italisë në sezonin 2000-2001