Shkup, 13 dhjetor – A.E.(48) dje ka paraqitur se paradite, derisa ka mbajtur mësim në Shkollën fillore në fshatin Batincë, në kabinet ka ardhur A.J.(58) dhe ka filluar ta ofendojë, e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Siç kumtoi policia, A.E. ka marrë lëndime të dukshme. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.