Shkup, 18 tetor – Për shkak të problemeve teknike në rrjetin elektro-energjetik, nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Shkupit, informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza-Shkup, pas informatës së marrë nga EVN-Maqedoni. Nga ora 8 e 30 deri në orën 14 e 30 pa rrymë do të mbeten disa rrugë të Komunës së Karposhit, të njëjtën periudhë pa rrymë do të jetë fshati Gërçec i Komunës së Sarajit, ndërsa nga ora 9 deri në orën 12 fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit. Nga ora 10 deri në orën 13 do të mbeten pa rrymë banorët e rrugës 3 të Vizbegut.