Bateritë për telefona të mençur viteve të fundit janë rritur, por kapaciteti është akoma në perimetër prej 3.000 miliamper orë. Për këtë Huavei ka vendosur qëllim – në “serinë Mejt 10” të saj të instalojë bateri prej 4.000 miliamper orë. Testet tregojnë se baterisë i nevojitet një orë e njëzet minuta që të mbushet nga zero deri në 100 për qind, që edhe pritet nga teknologjia e mbushjes së shpejtë. Për krahasim të “Gugëll Piksel 2 Iks-Epëll”, për shembull, për mbushje të plotë i duhet dukshëm më shumë kohë – dy orë e 43 minuta, ndërsa “Nout 8” – një orë e 47 minuta.