Berlin, 23 shtator – Policia gjermane i bastisi sot më shumë se 60 apartamente dhe kompani në pesë shtete në lidhje me pretendimin e dërgimit të paligjshëm të emigrantëve për punë në industrinë e mishit.
Disa vatra të mëdha të koronavirusit janë raportuar kohët e fundit në industrinë gjermane të mishit, kryesisht midis punëtorëve të sjellë nga jashtë dhe të vendosur në kushte të këqija.
Policia federale publikoi se dy agjenci të punësimit të përkohshëm janë në qendër të një hetimi, që dyshohen se gjashtë muaj e fundit kanë kontrabanduar 82 persona, kryesisht nga Evropa Lindore, në Gjermani.
Asnjë nga organizatorët e pretenduar nuk u arrestua gjatë operacionit në Gjermaninë Lindore dhe Veriore, por hetuesit sekuestruan dokumente dhe prova të tjera.
Dhjetë persona nga Polonia, Ukraina, Rusia dhe Kosova dyshohen për falsifikim dokumentesh dhe raportim të rremë të punëtorëve si studentë që punojnë gjatë pushimeve.
Policia vlerëson se ata kanë fituar 1.5 milionë euro përmes veprimtarive të tyre të paligjshme.
Janë arrestuar më shumë se 20 punëtorë të cilët gjoja përdornin dokumente të falsifikuara të studentëve.