Bastisje anti-drogë, arrestohet një 43-vjeçar në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka realizuar aksion anti-drogë sot në Shkup.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e T.T.(43) nga fshati Jurumleri në Shkup.

Gjatë bastisjes, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme është gjetur marihuanë, pluhur droge dhe peshore digjitale.

Advertisements

“T.T. ka blerë më shumë sasi të kokainës dhe marihuanës, e ka paketuar në pako më të vogla dhe e ka shitur”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

T.T. është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal./TV21/