Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.
Gazeta Express ka siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.
Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.
“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.
Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.
Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”. (express)