Prokuroria në Shqipëri ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Kontrolli zgjati dy orë dhe të gjitha veprimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore u kryen në prani të avokatit të Tahirit. Oficerët ishin deleguar nga Prokurorët e rastit “Habilaj”, të cilët po e hetojnë deputetin mbi dyshimet për trafikim dhe korrupsion. Kontrolli vjen një ditë pasi Parlamenti votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit, dhe pro heqjes së imunitetit.