Shkup, 30 janar – Skuadrës së Shkupit në përgatitjet në Antalia nga dita e djeshme i është bashkuar edhe një futbollist i ri, bëhet fjalë për 19 vjeçarin Basilio Ndong Ovono Nçama i cili vjen nga shteti i Guineja Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e skuadrës “Cano Sport Academy”.
Gjatë kohës së fundit, skauti i FC Shkupi Bulent Akin (Ish-futbollist i Gallatasarajit, fitues i UEFA Kupës), i cili po qëndron në Afrikë dhe ka përcjellë ndeshjet e Kupën e Afrikës, ka arritur të shënjestrojnë pikërisht Basilion, i cili me paraqitjet e tija të mira për reprezentacion e Guinejas Ekuatoriale ndaj Nigerisë dhe Rundës, kanë arritur që ta bëjnë të veshë fanellën bardhë e kaltër. Ndryshe, kalimi i Ndong Shkupit i ka kushtuar 60 mijë euro dhe prezenca e tij në skuadër do të jetë e dobishme si për ekipin, por edhe për futbollin në Maqedoni. Futbollisti 19 vjeçar nga Afrika luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, i cili në stërvitjen e parë të skuadrës ishte i mirëpritur nga stafi dhe futbollistët dhe pritet që shumë shpejt të adaptohet në ekip. Kontrata e Basilio me Shkupin është nënshkruar për tre vite e gjysmë.