Ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Lisen Bashkurti, ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet me automatizëm në këtë organizatë.
Nuk ka procese automatike, të cilat do t’ia mundësonin Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe në rast se do ta merrte njohjen nga Serbia, në fund të procesit të dialogut, thotë Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare.
Sipas tij, kjo njohje vetëm do ta lehtësonte procesin e integrimeve të Kosovës.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Bashkurti është shprehur kundër idesë së korrigjimit apo ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit Kosovë-Serbi, transmeton Koha.mk
Madje, ai nuk beson fare në qëndrueshmërinë e politikave të Serbisë edhe në rast të një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën.