Bashkimi Europian këtë të enjte është duke përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës të ndodhur në korrik të vitit 1995, ku mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u masakruan nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje.
“Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që jetët e tyre janë prekur nga këto ngjarje tragjike. Është detyra jonë e përbashkët për të kujtuar se Srebrenicën, një nga momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne të Europës”, tha Përfaqësuesja e Lartë i BE-së Federica Mogherini dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka vend për retorikë nxitëse, për mohim, revizionizëm apo për të glorifikuar kriminelët. Përpjekjet për të rishkruar historinë në Bosnje dhe Hercegovinë apo në ndonjë vend tjetër janë të papranueshme”, theksohet ndër të tjera në deklaratën e Bashkimit Europian.
Ndonëse Bosnja dhe Hercegovina ka shprehur dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, prioritet është për të gjithë liderët politikë në vend që të angazhohen aktivisht në promovimin e dialogut dhe respektit, thuhet në të.
Bashkimi Europian tha se mbetet e përkushtuar të mbështesë Bosnje dhe Herzegovinën në krijimin e një shoqërie ku mbizotëron pluralizmi, drejtësia dhe dinjiteti njerëzor.