Laçi ka bërë historinë duke marrë një barazim historik 0:0 përballë rumunëve të Krajovës dhe duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kurbinasit ishin dominues në të gjitha aspektet duke zhvilluar një super ndeshje me plotë raste për shënim.
Ndeshja u duk sikur nuk do të mbaronte kurrë pasi arbitri finlandez Gestranius, lejoi që e njëjta të luhej deri në minutën e 100-të. Mirëpo edhe pas 100 minutave lojë, Krajova nuk arriti të shënojë në portën e Sherrit, i cili ishte fenomenal sonte, ndërsa Laçi falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, arriti që të shkruaj histori, duke u kualifikuar për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Bashkim Velija një futbollist i cili është provuar nga Duro në këto ndeshje kualifikuese në të dy krahët e mbrojtjes ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Ai është një futbollist universal thotë Duro mund ta përdorim edhe si mesfushor gjë që në ndeshjen e parë me ekipin e Podgoricës luajti edhe si mesfushor krahu. Djali nga Tetova gjatë prononcimit për gazetën tonë thotë që është shumë i kënaqur me pritjen që i ka bërë kryesia e klubit si dhe po ashtu me grupin e futbollistëve i cili thurr elozhe pa përjashtim për sejcilin nga to.
Në fushë jemi një grusht dhe një shpirt gjë të cilën e kemi dëshmuar gjatë këtyre dy ndeshjeve kualifikuese. Ai prononcohet dhe për përballjen me ekipin belg të Anderlektit, është një skuadër e madhe me plotë histori dhe përballja me ta do jetë një ndeshje historike për ne thotë futbollisti tetovarë Bashkim Velija.