Shkup, 14 gusht – Bashkësia ndërkombëtare këtyre ditëve është unanime në kërkesën deri te autoritetet në Maqedoninë e Veriut lidhur me rastin “Reket” të tregojnë në vepër se në vend ka sundim të drejtësisë dhe se shteti juridik funksionon.
Ambasadoret e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe, Kejt Bërns dhe Rejçell Gallouej duke ndarë publikimin e eurokomisarit Johanes Han për rastin “Reket” dhe luftën kundër korrupsionit, në Tuiter profilet e tyre, porositën që vendi të tregojë angazhim për shoqërim drejt sundimit të drejtësisë.
“Siç kemi thënë paraprakisht, këto janë akuza serioze, për të cilat nevojitet përgjigje serioze, i cili do të jetë me bazë, transparent dhe me kohë. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të tregojë angazhim për mbështetje drejt sundimit të drejtësisë”, shkroi Bërns në Tuiter.
Për Gallouej përforcimi i sundimit është me rëndësi vitale për Maqedoninë e Veriut.
“Përforcimi i mbizotërimit të qeverisë është me rëndësi jetësore për Maqedoninë e Veriut dhe mundësi për pavarësinë e institucioneve që të tregojnë përkushtueshmëri të drejtësisë për të gjithë qytetarët”, publikoi në Tuiter ambasadorja britanike Gallouej.
Pas publikimit të bisedave të incizuara lidhur me rastin “Reket” mbrëmë në Tuiter u prononcua eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, i cili porositi se lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë.
“Maqedonia e Veriut: Lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë pa ndërprerë. Sa i përket zbulimeve më të reja, është me rëndësi të vërtetohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ato që dalin nga dhe disa përgjime ilegale”, thekson Han në publikim.
Ai më tej thekson edhe se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë mosdënime.
“Të gjitha veprat penale duhet të hetohet nga organet kompetente, të liruara nga çfarëdo qoftë përzierje, ndërsa kryerësit të nxirren para drejtësisë”, thekson eurokomisari Han në publikimin në Tuiter.
Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins” në komentin për hetimin rreth rastit “Reket” dhe ndërlidhjes së mundshme të ish-prokurores speciale Katica Janeva, deklaroi se rastet e këtilla duhet të kenë zgjidhje gjyqësore, duke përmendur se ky mund të jetë proces që nuk do të përfundojë shpejtë.
Në pyetjen nëse rasti mund të pasqyrohet mbi bisedimet aderuese me BE-nëm Server deklaroi se kjo varet nga vetë Unioni.
“I takon Brukselit të vendos nëse ka ndonjë anulim. Por, jam i bindur se përkushtimi i sinqertë dhe i qartë i Qeverisë do ta hapë rrugën për negociata”, deklaroi Server.
Me koment të ngjashëm u prononcua edhe Pol Mekarti, drejtor për Evropën në Institutin ndërkombëtar republikan në Uashington, i cili tregoi se duhet të lejohet hetimi të vazhdojë më tej që të shihet çka në të vërtetë është e saktë, e çka jo.
Ai thotë se opozita duhet të pres të zgjidhet rasti, para se të dalë me çfarëdo konkluzione. Është me rëndësi të jesh konstruktiv, ndërsa miqtë amerikanë janë këtu që ta përkujtojnë për këtë”, tha ai.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, vlerësoi se afera kriminale “Reket” e cila i ka dridhur themelet e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe e sjell në pikëpyetje, edhe më shumë se deri më tani, besimin e qytetarëve për politikanët dhe shtetin personal, është një test i madh për një shtet ligjor.
Ai kërkoi nga institucionet kompetente përfundim efektiv, të shpejtë dhe themelor , si dhe përgjegjësi politike. Duhet të ketë përgjegjësi dhe dënime për të gjithë faji i të cilëve do të dëshmohet pa dallim nëse bëhet fjalë për prokurorë, anëtarë të partive politike, biznesmenë ose politikanë, porositi presidenti duke theksuar se besoj që politikanët janë me përgjegjësi më të madhe nga qytetarët tjerë dhe për atë edhe veprimet e tyre eventuale kundërligjore duhet të procedohen me ndikim të madh madje edhe më ashpër të dënuar.
“Të gjithë ato emrat e të cilëve janë përmendur, pavarësisht nëse me bazë ose me qëllim, vetëm me qëllim që të diskreditohen, me vetiniciativë të japin deklarata para prokurorit kompetent me qëllim që të tregojnë se para ligjit dhe para opinionit të gjithë jemi të njëjtë. Opinioni ka të drejtë t’i dijë qëndrimet tona, madje edhe nëse bëhet fjalë për konstruksione më të pabesueshme ose spekulime të prodhuara me qëllime të pandershme”, tha presidenti Pendarovski.